Futboll Premier League Sport

KANE REALIST: Belgjika ishte më mirë, u munduam por pa rezultat

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane ka folur pas humbjes ndaj Belgjikës në finalen e vogël të Kupës së Botës “Rusi 2018”. Kane tha pas ndeshjes se Anglia dha gjithçka për të fituar, por Belgjika është një ekip i mirë.

“Në pjesën e dytë ne luajtëm me të vërtetë mirë”, ka thënë fillimisht Kane pas ndeshjes. “Ne i kishim ata nën dominim për gjysmën ore dhe thjesht vetëm nuk mundëm të gjejmë golin. Shokët e skuadrës nuk mundën të japin më, ka qenë një turne i vështirë”.

“Belgjika është padyshim një ekip i mirë, nuk mund të fajësoj shokët pasi kemi dhënë gjithçka”, përfundoi ai.

Anglia u mposht 2-0 nga Belgjika duke humbur mundësinë për të fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Related posts

KORONAVIRUSI NË FORMULA 1/ 14 anëtarë të makinës legjendare në karantinë në Australi

Delo.autor

Michael Jordan kërkon trajnerin italian për Charlotte

Sadik.Autor

Arbitron finalen e Botërorit, ja çfarë domëthënie ka ky moment për argjentinasin

Isa.Autor

Leave a Comment