Futboll Sport

Sidrid Guri në super formë, i shënon edhe skuadrës së Olainkës

Sindrit Guri nuk ndalet së shënuari. Bomberi shkodran ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, kësaj here në miqësoren ndaj Zulte Varegemit të Piter Olainkës. Në fillimin e pjesës së dytë, 24-vjeçari tundi rrjetën duke vendosur baraspeshën. Më parë Zulte kishte shënuar në minutën e 33-të me Bjordal.

Pesë minuta pas golit të Gurit, konkretisht në minutën e 52-të, Zivkoviç shënoi golin e dytë duke përmbysur rezultatin. Ishte përsëri holandezi që në minutën e 59-të trefishoi rezultatin. Ndërsa për të hipotekuar plotësisht fitoren mendoi Sakal në minutën e 70-të.

Kjo ishte fitorja e 5-të radhazi për skuadrën e Ostendes në miqësore. Sulmuesi shqiptar po kthehet dita ditës në një protagonist të padiskutuar te skuadra belge dhe vendi i titullarit tashmë duket i sigurt.

Related posts

BEFASUESE/ Iu bashkua SHQIPËRISË, ish-lojtari i PARTIZANIT “tradhëton” PANUCCIN

Isa.Autor

MINUTË PAS MINUTE/ Anglia eleminon pa probleme Suedinë, “3 luanët” prekin gjysëmfinalet (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Trajneri Crespo: Juventus-Chelsea, një sfidë e paparashikueshme

Delo.autor

Leave a Comment