Futboll Seria A Sport

KAOS TOTAL/ Milani gati të gjejë zgjidhje për merkaton (DETAJET)

Për një goditje të madhe që do të mund të përforcojë skuadrën, Milan duhet që të bëjë një ose më tepër shitje. Fondi Elliott do të vërë në dispozicion 50 milion euro kapital për të rimëkëmbur klubin, i cili mund të nisë të bëjë ndoshta një blerje, por kjo nuk është e mjaftueshme për të tërhequr emrat që kanë qarkulluar rreth Milan-it, në mënyrë të veçantë Morata-n dhe Higuain për sulmin.

Ekziston një rrugë e shkurtër për të frenuar shumë shitje, që do të thotë se duhet të shitet një nga “big”-ët për të siguruar një buxhet të mjaftueshëm për të bërë blerje. Shitja e një mes Suso-s apo Donnarumma-s do të ishte një mundësi e përkryer për klubin për të mbushur arkën dhe për të bërë plus-minuset financiare.

Gigio për momentin ka marrë një ofertë zyrtare, por që është në garë edhe me Alisson, të cilin Chelsea dhe Liverpool e dëshirojnë që ta afrojnë. Megjithatë, Blutë e Londrës janë më tepër të dhënë pas ‘gardianit’ të Milan-it. Për shkak edhe të shifrës, Chelsea pritet që të heq dorë nga Alisson.

Edhe Suso është një mundësi e mirë shitjeje në merkato, pasi ka një klauzolë shitjeje prej 38 milion euro, nga i cili kuqezinjtë mund të shpresojnë që të përfitojnë 40 milion. Shifra që janë të përballueshme sa iu përket skuadrave që kërkojnë shërbimet e tij.

Related posts

PSG NXJERR NË SHITJE YJET/ “Fshin” Mbappe, Neymar e Verratti. Në Paris është dita e Dembele, prezantohet francezi

F.autor

LIVE/ Tunizia barazon gjithçka kundër Panamasë (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja pse Real Madrid hoqi dorë nga Hakimi! Marokeni i tretë në historinë e Interit

Delo.autor

Leave a Comment