Futboll Sport

“VRASJE ME DASHJE”/ Zbardhen detaje të reja, 7 persona akuzohen për vdekjen e Maradonës

Shtatë persona akuzohen për “vrasje me dashje” (një krim për të cilin ka dënime që variojnë nga 8 deri në 25 vite burg) nga prokurorët që hetojnë vdekjen e Diego Armando Maradonës. Këto detaje u cituan në një deklaratë paraprake. Jo vetëm kaq, prokurori i përgjithshëm i qytetit San Isidro në Buenos Aires, gjithashtu kërkoi garanci nga gjyqtari, Orlando Díaz, në mënyrë që të ndalonte të akuzuarit të largoheshin nga Argjentina.

Ata janë të gjithë punonjës shëndetësorë, përgjegjës për mjekimin e Maradonës, i cili humbi jetën 25 nëntorin e kaluar. Emrat e tyre janë: infermierët Ricardo Omar Almirón dhe Dahiana Gisela Madrid, koordinatori i tyre, Mariano Perroni, mjeku që koordinoi shtrimin në spital të ish-futbollistit të njohur, Nancy Forlini, psikologu Carlos Ángel Díaz, psikiatri Agustina Cosachov dhe neurokirurgu Leopoldo Luque. Ky i fundit ishte caktuar si mjek personal i Diegos.

Pas ekzaminimit të të gjitha raporteve, u vlerësua se performanca e ekipit shëndetësor që ndihmoi Maradonën ishte “e papërshtatshme, e mangët dhe e pamatur”, si dhe “e la gjendjen shëndetësore të pacientit në dorën e fatit”. Sipas hetimeve, vdekja e “Dorës së Zotit” ndodhi për shkak të “edemës akute pulmonare sekondare, stimuluar nga përkeqësimi kronik i zemrës”.

Related posts

INTERI TRIUMFON MES POLEMIKAVE NDAJ NAPOLIT/ Milani ngec sërish në kampionat. Ja të gjitha rezultatet dhe golat

Delo.autor

NGA HALAAND TEK LAUTARO MARTINEZ/ 10 futbollistët e rinj që pritet ta “dominojnë” tregun e transferimeve gjatë verës

Delo.autor

MOTO GP/ Marc Marquez triumfon në Jerez dhe merr kreun e renditjes

Sadik.Autor

Leave a Comment