Futboll Seria A Sport

Kapiteni i Napoli i sigurtë : ANCELOTTI do të na udhëheqë drejt SUKSESIT…

Një ditë feste me fishekzarrje. Të gjithë te Napoli kanë festuar 31-vjetorin e lindjes së kapitenit Marek Hamsik. Për gazetarët sllovaku deklaroi: “Tani po luaj si mesfushorë përpara mbrojtjes, por nuk dua asnjë krahasim me Pirlon. Qëndrova te Napoli dhe jam i lumtur, sepse trajneri Ancelotti donte të ndodhte kështu. Dua të fitoj me këtë ekip dhe fakti që po punoj me një nga trajnerët që ka fituar më shumë në të gjithë Europën më jep shumë stimuj. Ai do të na udhëheqë drejt suksesit.”

Ndërkohë, mes atyre që kanë uruar kapitenin ka qenë edhe presidenti De Laurentiis: “Marek erdhi te një skuadër ku u dashurua dhe mori shumë dashuri. Allegri donte ta kishte te Milan dhe te Juventus, por ai ka qëndruar gjithmonë me ne. Këtë verë vendosi të refuzojë 12 milionë euro në sezon nga Kina. Ky është kapiteni unë. Urime!”

Related posts

Shqipëria luan me Izraelin/ Një vizitor special ndjek kuqezinjtë në stadium

Isa.Autor

OFERTË NGA KAMPIONATI UKRAINAS/ Zbulohet shifra e refuzuar nga Tirana për Ismajlgecin

Delo.autor

E FUNDIT/ Gianni de Biasi kthehet në stol pas gati 3 vitesh! Pritet firma zyrtare

Delo.autor

Leave a Comment