Futboll Sport

Kapiteni i Partizanit zgjidhet me votim, ja cili do ta mbajë shiritin

Partizani vijon përgatitjet, në ditën e tetë të qëndrimit në Ohër të Maqedonisë, ku po i “karikon bateritë” për përfaqësimin europian, në Ligën e Europës. Sikurse dihet, shorti i ka vënë të kuqtë kryeqytetas përballë Maribor të Sllovenisë, në turin e parë. Ndeshja e parë do të luhet në “Selman Stermasi”, në orën 17:00, më 12 korrik, ndërsa kthimi pas një jave, në Slloveni.

Ka pasur disa largime nga “demat”, mes të cilëve dhe kapiteni Idriz Batha. Trajneri Skënder Gega e ka gjetur zgjidhjen se në krahun e kujt do të qëndrojë shiriti në vazhdim, pas një votimi të lojtarëve. Ai do të rikthehet te portieri Alban Hoxha.

Ja njoftimi i klubit me këtë rast: “Alban Hoxha do të jetë kapiteni i skuadrës në sezonin e ri futbollistik 2018 -2019. Portieri titullar, i cili prej 5 vitesh është pjesë e Partizanit, do të mbajë në krah shiritin e kapitenit, duke filluar nga ballafaqimet e “Europa League” përballë NK Maribor. Vendimi është marrë pas një votimi të fshehtë, organizuar brenda ekipit dhe lojtari, i cili ka marrë numrin më të madh të votave, ishte Alban Hoxha”.

Ndërkohë, nesër, Partizani do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore në tokën maqedonase, për të parë veten se ku është me përgatitjet. Kundërshtari i 15 herë kampionëve të Shqipërisë do të jetë F.C.Makedonija Gjorce Petrov. Miqësorja do të luhet në orën 14:00, në stadiumin ”SRC Biljanini Izvori”, të Ohrit.

Related posts

PAS FITORES NDAJ TORINOS/ “Demi” Lautaro: Ne po rritemi dhe kemi treguar edhe një herë se…

Delo.autor

KATAR 2022/ Bllokohen prenotimet dhe vendoset çmimi për hotelet. Ja sa do paguajnë tifozët për një natë…

Delo.autor

Deschamps: Griezmann do ta vendosë të ardhmen e tij para Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment