Futboll Sport

Katër futbollistë shqiptarë në fushë, Zyrihu kryeson kampionatin zviceran

Skuadra e Zyrihut ka mposhtur ditën e sotme Grasshopersin me rezultatin 0-2, në takimin e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit zviceran. Tek miqtë u aktivizuan plot 4 futbollistë shqiptarë, tre prej të cilëve e nisën titullarë. Bëhet fjalë për mesfushorët, Hekuran Kryeziu dhe Toni Domgjoni si dhe për mbrojtësin Marlind Kryeziu. Ndërsa futbollisti tjetër Benjamin Kololli u aktivizua në pjesën e dytë.

Marlind Kryeziu dhe Toni Domgjoni ishin 2 protagonistët në sfidën e sotme, teksa asistuan në golat e shënuara. Ndërkohë nuk mund të mungonin futbollistët shqiptarë edhe në radhët e Grasshopers. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Bujar Lika, i cili u aktivizua si titullar, doli i humbur nga kjo sfidën, ndërkohë që futbollisti tjetër shqiptar, që u aktivizua titullar, ishte Nebi Bajrami, i cili u ndëshkua me karton të verdhë.

Në këtë sfidë pati minuta edhe për sulmuesin e rikthyer nga Evertoni, Shani Tarashaj, por pa arritur të lerë gjurmë. Në 2 javët e para, Zyrih kryeson kampionatin me pikë të plota. Skuadra e shqiptarëve do të ndeshet në sfidën e radhës me kampionët në fuqi të Jang Bojsit. Për sa i përket sfidës tjetër të luajtur sot mes Ksamaks dhe Bazelit, përfundoi me rezultatin 1-1. Ish-mbrojtësi i Partizanit, i cili aktivizohet në radhët e Ksamaks, e ndoqi ndeshjen nga stoli. Ndërkohë futbollisti me origjinë shqiptare i Bazelit, Albian Ajeti, nuk arriti të shënonte në këtë takim.

 

Related posts

I MAGJEPSUR NGA OSIMHEN/ Mihajlovic: Ja pse është më i mirë se bomberi Lukaku

Delo.autor

MË SHUMË SE 1 MILIARD EURO/ Ja skuadrat me vlerën më madhe në botë

F.autor

“Ia hodhe fukarallëkut”, shokët urojnë Abazajn. Futbolllisti: pas Anderlechtit dua Milanin

Sadik.Autor

Leave a Comment