Bundesliga Futboll Sport

Katër klube të mëdha duan Pulisic, Dortmund do të marrë 70 milionë euro…

Borussia Dortmund është përgatitur të shesë Christian Pulisic, këtë verë, për 70 milionë euro. Skuadra gjermane ka vendosur të marrë “kesh” paratë për 19-vjeçarin e kërkuar nga Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea dhe Liverpool.

Ai ka edhe dy vjet të mbetura në kontratë dhe ka lënë një përshtypje të shkëlqyer gjatë turneut në miqësor në SHBA, duke bindur klubet e mëdha të investojnë te ai.

Bayern Munich konsiderohet si ekipi favorit për të marrë shërbimet e organizatorit të talentuar, edhe pse Dortmund ka pasur disa bisedime me drejtuesit e Real Madrid dhe Chelsea.

Pulisic mund të luajë në të dy krahët e sulmit, ose prapa shpinës së qendërsulmuesit dhe konsiderohet si simboli i futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi deri tani ka luajtur 21 ndeshje me këtë përfaqësuese dhe është bërë golashënuesi më i ri në historinë e këtij kombi, pasi shënoi në një eliminatore që kur ishte 17 vjeç.

Pavarësisht se do të jetë 20 vjeç në shtator, Pulisic ka përvojë në Bundesliga dhe Champions League. Bayern e sheh si një alternativë të mirë për Arjen Robben, Franck Ribery ose James Rodriguez, që sivjet do të kenë sezonin e tyre të fundit në Bavari.

Related posts

GOLI SPEKTAKOLAR/ Sërish MAGJI, INIESTA lë gojëhapur japonezët, edhe MESSI do ta kishte zili (VIDEO)

Isa.Autor

SHIFRAT/ Barcelona është klubi që shpenzon më së shumti për pagat e lojtarëve

Isa.Autor

KA FESTË TEK INTERI/ Drejtuesit zikaltër japin “dritë jeshile” për dy SUPER-BLERJE

Isa.Autor

Leave a Comment