Champions League Futboll Sport

Këputi ligamentet e gjurit/ Shkëndija humbet për një kohë të gjatë Radeskin

Shkëndija e Tetovës merr një lajm të keq vetëm një ditë pas fitores minimale në Shkup me kampionen e Moldavisë, Sheriff Tiraspol. Ekzaminimet e fundit mjekësore kanë konfirmuar atë që i frikësoheshin më shumë në kampin kuqezi, mungesën për një kohë të gjatë të një lojtari të rëndësishëm të formacionit të Qatip Osmanit. Në njoftimin e fundit të dhënë nga klubi tetovar shkruhet:

“Shkëndija do të jetë pa Marjan Radeskin për një periudhë më të gjatë. Dëmtimi i pësuar në Uells në takimin e kthimit të xhiros së parë eliminatore të Champions League kundër The New Saints rezulton të jetë serioz. Testimet e detajuara dhe rezonanca magnetike tregojnë këputje të ligamenteve të përparme të kryqëzuara të gjurit të këmbës së djathtë. Kjo nënkupton ndërhyrje kirurgjike dhe pauzë më të gjatë, e nevojshme për rehabilitim. Ndërhyrja do të kryhet ditëve në vijim, ndërsa menjëherë do të startohet me procesin e rikuperimit.”

Related posts

ËSHTË PARTNERJA E CR7/ Georgina në një rrëfim ndryshe: Dridhesha e tëra para Ronaldos…

Delo.autor

FORMACIONET E MUNDSHME/ Shans për Eriksenin nga minuta e parë, gjermanëve u rikthehet Plea. Ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Delo.autor

MILAN NUK DI TË NDALET/ “Kuqezinjtë” përfitojnë një penallti, Giroud ndëshkon nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment