Futboll La Liga Sport

Krahu i djathtë i mbrojtjes nuk bind, ja dy emrat “BIG” për Barcelonën…

Barcelona e sezonit të ri është thuajse gati. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit Ernesto Valverde dhe objektivi kryesor këtë vit me siguri do të jetë rikthimi i trofeut të Champions League në “Camp Nou”.

Por nga të gjithë pozicionet në fushë i vetmi që çalon është krahu i djathtë i mbrojtjes. Me afrimin e Malcolm edhe sulmi është totalisht i plotësuar dhe ndërsa drejtuesit vazhdojnë të punojnë për Rabiot apo Pjanic për qendrën e mesfushës, këto ditë po i jepet prioritet edhe krahut të mbrojtjes. Sepse Sergi Roberto nuk e ka bindur plotësisht trajnerin dhe për më tepër mbetet e vetme si alternativë.

Edhe nëse vjen Rabiot, ai me shumë mundësi do të projektohet për mesfushën. Kështu që drejtuesit katalanas kanë vënë në shënjestër dy lojtarë dhe di të përpiqen të sigurojnë njërin prej tyre. i pari është Thomas Meunier, të cilin Abidal po e ndjek nga afër, sidomos pas Botërorit fantastik që bëri, duke ndihmuar Belgjikën deri në vendin e tretë në Rusi. Në “Camp Nou” janë optimistë që mund ta bindin Meunier të lërë Paris SG.

Por të mërkurën një tjetër emër ka dalë në skenë: Hector Bellerin i Arsenal. Spanjolli ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës dhe do të ishte i gatshëm të rikthehej, aq më tepër që londienzët këtë vit nuk luajnë në Champions League. Pengesa e vetme mund të bëhet trajneri i ri i “Topçinjve” Unai Emery, i cili ka marrëdhënie shumë të mira me lojtarin të cilit i ka premtuar se është titullar i padiskutueshëm në “Emirates”. Ndërsa në Katalunjë do të duhet të luftojë për një vend në formacion.

Related posts

RRËMBEN TITULLIN/ Diego Simeone bëhet trajneri më i mirë i Atletico Madridit në histori

Sadik.Autor

DALIN ZBULUAR/ Adnan Januzaj në lidhje dashurie me aktoren shqiptare, detajet e fundit e konfirmojnë këtë (FOTO)

Delo.autor

POSHTËRIMI NË CHAMPIONS/ Messi kërkon “revolucion” total, ose largohet nga Barcelona më 2021

Delo.autor

Leave a Comment