Futboll La Liga Sport

Kjo është strategjia që Barça po përdor për të firmosur me yllin e Chelsea

Barcelona dëshiron me patjetër të përforcohet gjatë kësaj merkatoje me mesfushorin sulmues nga Chelsea, Willian. “Sky Sports” shpjegoi të enjten se Barça kishte bërë një ofertë të dytë prej 60 milionë eurosh për yllin brazilian. Nga “Camp Nou” lajmi është mohuar… edhe i pari. Klubi katalanas pranon se lojtari brazilian është i interesuar, diçka e tillë i është bërë e njohur ekipit të Londrës përmes Kia Joorabchian, agjentit të tij, dhe se ai do të përfundojë duke bërë një propozim. Me kaq shumë kërkesa ky operacion do të realizohet shumë shpejt. Ndoshta javën e ardhshme. Willian është nën kontratë me londinezët deri në vitin 2020, por duket se së shpejti do të vishet katalanas. Në sezonin e fundit me Chelsea-n, mesfushori sulmues arriti të shënojë 13 gola dhe dha 12 asiste për shokët e skuadrës. Duke qenë së londinezët nuk luajnë në Champions League këtë vit, braziliani do të synojë që të kalojë në Barcelonë. Për më tepër ai e ka pranuar edhe vetë se do t’i pëlqente një kalim te katalanasit.

Gjëra që dihen:

Merkato e transferimit në “Camp Nou” po bazohet në disa reparte. Markë, Marketing dhe Komunikim do të shkojnë për në televizonet lokal “Travessera de les Corts” “39” dhe “Barça TV” do të instalohet në Sant Just në shtator.
FC Barcelona ka konfirmuar me e-mail të brendshëm stafin se: Fancesco Calvo, përgjegjës për Zonën e Biznesit Global, do të largohet nga klubi më 15 shtator.
Arthur Melo, këtë pasdite dhe Clément Lenglet në mbrëmje, në ditën e tyre të parë si lojtarë të Barcelonës, ata bënë një tur udhëzues në Muzeun e FC Barcelona.

Related posts

AJAXI NUK NJIHET MË/ Has shumë vështirësi në eliminatoret e Championsit

F.autor

(FOTO) Zyrtare/ Robin van Persi rikthehet në Hollandë, nënshkruan me klubin që filloi hapat e para

Q.Autor

GODITJE ME GRUSHT DHE AKUZA PËR RACIZËM/ Neymar dhe futbollisti i Marseille mësojnë verdiktin final për përplasjen në fushë

Delo.autor

Leave a Comment