Champions League Futboll Sport

KLUBI MBUSH ARKAT/ Juventus siguron kualifikim dhe miliona pas 4 ndeshjesh në Champions

Juventusi ka arritur objektivin e parë minimal sezonal, kualifikimin matematikor për në 1/8-at e Ligës së Kampioneve. Klubi bardhezi merr lajme të mira sidomos mbi aspektin financiar, duke qenë se pas vetëm 4 ndeshjeve të para në grup i ka garantuar vetes 35 milionë e 550 mijë euro.

Siç dihet, Champions-i është një minierë ari për klubet, aq më shumë në këtë periudhë të rëndë financiare për këdo, e detyruar nga pandemia.

Madje, kjo shifër mund të shtohet edhe më shumë duke parë se nga faza e grupeve Juves i kanë mbetur për të luajtur edhe dy takime të tjera.

Deri tani skuadra ka grumbulluar 15.25 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në Champions, shifër kjo të cilës i janë shtuar 9.5 milionët e kualifikimit për në 1/8-at e turneut europian, plus 10.8 milionë euro të tjera që kanë qenë derivat i 4 fitoreve, në 4 ndeshjet e para në fazën e grupeve (çdo sukses në Champions vlen 2.7 milionë euro, ndërsa barazimi shpërblehet me 900 mijë euro).

Related posts

SPORTISTËT E RINJ MILIONERË/ Mes tyre edhe një “I PANJOHUR” (FOTO)

Delo.autor

Mourinho: Mendojmë vetëm për finalen e Kupës…

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Premier merr vendimin, ja numri që do të mbajë Ronaldo tek Manchester United…

Delo.autor

Leave a Comment