Futboll Sport

Klopp pranon gabimin: Ku e dija unë që bota do të ndryshonte kaq shumë

Kur Manchester United shpenzoi 108 mln euro për të blerë Paul Pogba nga Juventus, Jurgen Klopp nuk e fshehu mendimin e tij.

“Nëse blen një lojtar për 108 mln euro dhe ai vritet, atëherë çdo gjë shkon dëm.

“Ditën kur futbolli të jetë kështu, nuk është më një punë, pasi loja nuk luhet vetëm. Klubet e tjera mund të shpenzojnë shuma të mëdha parash për të mbledhur lojtarë të mirë.

“Unë dua ta bëj ndryshe. Do ta bëja ndryshe edhe nëse do të shpenzoja ato para.”

Por mesa duket ai ka ndryshuar mendim, pas blerjeve të Van Dijk për 80 mln euro dhe Alisson për 73 mln euro në një hark kohor prej gjashtë muajsh.

“A kam ndryshuar mendim? Po. Është më mirë të ndryshosh mendim sesa mos të kesh fare. Nuk e imagjinoja që bota do të ndryshonte në këtë mënyrë. 100 mln euro ka qenë një shifër e çmendur, por bota ka ndryshuar.

“Të përmirësosh një skuadër të tillë duhen para. Deri tani kemi marë lojtarët e duhur. Ashtu siç Man United nuk i intereson se çfarë thashë unë para dy vitesh, as mua nuk më intereson se çfarë thonë të tjetër.”

Related posts

REAL MADRID-ATLETICO BILBAO/ Pas një dalje e gabuar të portierit, ndëshkon Benzema (VIDEO)

Delo.autor

PSG-LILLE/ Pas një asist nga Yilmaz, David mposht portierin Donnarumma (VIDEO)

Delo.autor

MIQËSORJA NË ARMENI ANULOHET PREJ LUFTËS/ FSHF e pranishme në Jerevan, UEFA cakton arbitrat. Zbulohen prapaskenat

Delo.autor

Leave a Comment