Futboll Sport

Klubi italian tallet me Ronaldon dhe Juventusin

Transferimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos në Juventus vazhdon të jetë lajmi kryesor në futbollin italian, dhe ka shkuar deri në një pikë saqë Livorno ka nisur të tallet me bardh e zinjtë.
Cristiano Lucarelli, ish-lojtari i Livornos, u prezantua të premten si trajner i ri i klubit, transmeton Gazeta Express.

“Ekziston vetëm një Cristiano dhe atë e kemi ne!” shkroi Livorno në një status në Twitter të cilit ia bashkëngjiti një fotografi të Ronaldos dhe Lucarellit.

Lucarelli i ka shënuar 112 gola në 192 ndeshje për këtë klub dhe ishte golashënuesi më i mirë në Serie A në sezonin 2004/05.

 

Related posts

“SHKËLQEN ME EKIPITET E VOGLA”/ Ish-lojtari argjentinas kritika: “Pleshti” nuk mund të krahasohet kurrë me…

Delo.autor

KUPA E AFRIKËS/ Bien kampionët në fuqi, Kessie eliminon shokun e skuadrës

Delo.autor

GATI NJË TJETËR STADIUM I RI/ Duka takohet me kryetarin e bashkisë, ja impianti ku do investohet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment