Futboll La Liga Sport

“Beteja se si të largohet”/ Gazeta “Marca” zbulon detajet e fundit për transferimin e Ronaldos (FOTO)

Në tre ditët e fundit, lajmi që ka qarkulluar në të gjitha mediat ndërkombëtare sportive ka qenë ajo e mundësisë së transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në Torino te Juventusit. Shumë pista, aludime dhe shifra faranoike kanë dalë në qarkullim, por ende nuk ka diçka konkrete.

Së fundmi, e përditshmja sportive spanjolle “Marca”, në faqen e parë të gazetës për ditën e sotme shkruan: “Beteja se si të largohet”. Këtë gjë e lidh me aludimet e fundit që kanë qarkulluar se kreu i klubit madrilen, Florentino Perez kërkon që Ronaldo të dalë me një deklaratë zyrtare para tifozëve të Realit në rast se largohet, ku të shpjegojë arsyet se pse po e bën këtë gjë.

Një tjetër risi në këtë “rrëmujë” merkatoje ka dalë së fundmi, ku konfirmohet se Perez kërkon nga Juventusi 150 milionë euro dhe jo 100 sikurse u fol deri para pak orësh. Këtë gjë e ka bërë për faktin që kërkon që në lojë për shërbimet e “yllit” portugez të futet dhe Manchester Unidet, por problemi këtu qëndron te marrëdhënia që Jose Murinho ka me CR7, që nuk janë fort të mira.

Çfarë do të ndodhë? Anjë nuk di të thotë diçka përfundimtare. Ajo që ne na mbetet të bëjmë është të presim për të mësuar fundin e kësaj historie për të cilën askush nuk mund të flasë me siguri.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

“NË FUTBOLL FLET FUSHA, JO MOSHA”/ Modric: Unë ndihem sikur jam më pak se 30 vjeç

Delo.autor

Finalja e Ligës së Kampionve në New York, presidenti i UEFA-s vulos gjithçka

Isa.Autor

Supriza e radhës/ “YLLI I BARCELONËS” Lionel Messi në Arsenal?

Sadik.Autor

Leave a Comment