Futboll La Liga Sport

Kontakte Rabiot-Abidal/ Mesfushori francez i vetofrohet klubit spanjoll

Adrien Rabiot, mesfushori francez i PSG-së, është bërë me lejen e bashkatdhetarit të tij, Clement Lenglet, njeriu i ditës së merkatos së futbollit të Barcelonës. Adrien Rabiot nuk është i lumtur në “Parce des Princes” dhe klubi francez nuk ia mbyll derën për një largim të mundshëm. Barcelona është bërë destinacioni i tij i mundshëm.

Adrian Rabiot, i cili ka edhe një vit kontratë me PSG-në, kërkon një rritje të pagës, edhe pse merr të njëjtat përfitime ekonomike si partneri i tij, Marco Verratti, rreth 600.000 euro në muaj. Nga ana e tij, PSG-ja nuk e pëlqeu “dorëheqjen” e tij nga lombëtarja franceze në Kupën e Botës së Rusisë. Ai e ka mërzitur presidentin e tij, Nasser Al-Khelaifi. Pavarësisht nga kjo, PSG-ja është gati t’i ofrojë një rinovim të kontratës së tij, por jo me kushtet që ka kërkuar mesfushori francez.

Për këtë arsye, përfaqësuesit e Rabiot kanë kontaktuar tashmë disa klube, duke përfshirë edhe Barcelonën. “France Football” përparon me i9nformacionin e saj të së martës, teksa nëna dhe përfaqësuesja e Rabiot, Veronique Rabiot, ka kontaktuar tashmë Eric Abidal, drejtorin sportiv të Barcelonës. Rabiot është një profil lojtari, që Barcelona e kërkon, edhe pse për momentin nuk është prioritet.

Megjithatë, Barcelona do të ishte e gatshme të studionte ofertën, nëse është pozitive për interesat e saj. Barcelona, ​​megjithatë, nuk është klubi i vetëm, i interesuar për Rabiot. Juventusi është, gjithashtu, shumë i vëmendshëm ndaj mesfushorit, i cili mund të ofrojë Sandro në operacion. Ai dëshirohet edhe nga Napoli e Tottenham. Sidoqoftë, disa mendojnë se ky është vetëm një “skenar” i nënës së Rabiot, që të rrisë përfitimet e saj.

Related posts

LIVE/ Real Madrid-Villarreal, Mariano kalon “Los Blancos” në avantazh

Delo.autor

SUPERGOLI/ RASHICA SHËNON SI MESSI: Volfsburg merr kreun e renditjes (VIDEO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ricciardo fiton garën e Montekarlos, në podium edhe Vettel e Hamilton

Sadik.Autor

Leave a Comment