Futboll Sport

Skënderbeu nuk do të humbasë liderët/ Vetëm një arsye mund të bëjë që Shehi të mos tërhiqet

Skënderbeu mbylli sezonin më të suksesshëm të klubit në aspektin sportiv ku arriti që të fitonte kampionat dhe kupë në vendin tonë. Por ajo që shqetëson në kampion korçar është cështja me CAS dhe vendimi që do jepet në fillim të qershorit. Megjithatë te bardhekuqtë po mendohet për rinovimet dhe sidomos rinovimet e senatorëve.

Kështu korçarët iu kanë ofruar kontrata të reja Vangjelit dhe Osmanit. Gjithashtu edhe për Shehin ka ofertë për të rinovuar, por kushti për vazhdimin e karrierës së 40-vjeçarit është vetëm nëse ekipi do luajë në Champions League përndryshe ‘gardiani’ me shumë mundësi do tërhiqet nga futbolli. Drejtuesit e korçarëve nuk duan të humbasin liderët e ekipit që në gjithë këto vite kanë dhuruar suksese të shumta.

Related posts

DISA TRANSFERIME JANË TË PAMUNDURA/ Puyol rrëfen: Real Madrid ka tentuar dy herë të më marrë, por…

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Espanyol-Real Madrid. Rezultati 2-1

Delo.autor

MERKATO/ Surpriza e “Real Madrid”. Synon mbrojtësin e “Tottenhamit”

Q.Autor

Leave a Comment