Futboll Sport

Krenar për xhaxhain e tij/ Ja cili është SHQIPTARI që luajti për Kroacinë (FOTO)

Kroacia ka tejkaluar suksesin e “gjeneratës së artë” së dy dekadave më parë kur zunë vendin e tretë në kampionatin botëror të Francës 1998. Por nga ai brez i pasur me disa prej emrave më të mirë të kohës si :Boban, Suker, Prosinecki rezulton dhe një futbollist shqiptar që ka qenë pjesë e skuadrë që fitoi medaljen e bronxit. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e njohur në Kroaci Ardian Kozniku.

Për nipin e tij Fisnikun përkrahja e Kroacisë në këtë kampionat botëror është ndikuar nga lidhja prej xhaxhait të tij Ardianit me fanellën me kuadrate bardhekuqe të Kroacisë. Ai ka postuar një foto të xhaxhait të tij me dy yjet e futbollit kroat Zvonimir Boban dhe Robert Prosinecki duke shfaqur respekt dhe krenari për xhaxhain e tij që ishte pjesë e një brezi të jashtëzakonshëm.

“Një arsye më shumë pse unë e përkrah kombëtaren e Kroacisë në kampionatin botëror. Në anën e majtë Ardian Kozniku – xhaxhai im, i cili edhe pas 20 vitesh ku ishte pjesë e kampionatit botëror “France 1998″ ku edhe u shperblye me medalje të bronztë, më bënë të ndihem krenar që jam nipi i tij”.

Kozniku ka qenë pjesë e përfaqësueses kroate për 4 vite duke regjstruar plot në karrierë 111gola në 310 ndeshje.

 

 

Related posts

PROTAGONIST TEK SIONI I TRAMEXANIT/ Shikoni asistin që ka dhënë Lenjani në sfidën e sotme (VIDEO)

Delo.autor

PUSHIME NË AFRIKË/ Wanda Nara nxjerr të pasmet dhe provokon sërish fansat me pozat nga xhakuzi (FOTO)

Delo.autor

PAMJE TË FRIKSHME/ E rëndë në Angli, rrëzohet helikopteri i pronarit të klubit të Premier Ligës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment