Futboll Ligue 1

Ben Arfa ironik, feston 1 vit pa luajtur!

Hera e fundit që ka qenë në fushë ka ndodhur më 5 prill 2017…

Ka kaluar ekzaktësisht një vit dhe në këtë mënyrë Hatem Ben Arfa ka zgjedhur ironinë për të kujtuar se nga ndeshja e tij e fundit kanë kaluar saktësisht 365 ditë.

Mesfushori franko-algjerian i Paris SG, ka postuar në rrjetin social “Instagram” një fotografi përpara një torte që ka një qiri të ndezur, si për të festuar një vit larg fushave.

“I uroj vetes këtë përvjetor, po feston një vit pa luajtur,” – ka shkruar 31-vjeçari, i cili në qershor do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale.

Related posts

E PAPRITUR/ Infektohet me koronavirus futbollisti i klubit të njohur spanjoll

Delo.autor

JAMIR HYKA SHKËLQEN NË KINË/ Futbollisti shqiptar protagonist tek goli i skuadrës së tij (VIDEO)

Delo.autor

“AI ISHTE MË I MIRI NË BOTË”/ Mourinho thur elozhe: Eto’o duhet ta fitonte…

Delo.autor

Leave a Comment