Futboll Sport

Kroacia kampione bote? Ylli i Barcelonës vjen më një premtim të çmendur

Edhe pse nuk nisen si favoritë për të fituar titullin e lakmuar të Kupës së Botës, kroatët shpresojnë vërtetë se triumfi ndaj francezëve nuk mund të jetë më një ëndërr.

Për hir të një ambicieje kaq të madhe, mefushori i Barcelonës Ivan Rakitic i ka shtangur të gjithë duke thënë se nëse vendi i tij ngre Kupën e Botës nesër në Moskë ai do të bëjë tatuzah në ballin e tij.

“Në ballë! Ka shumë vend aty, siç mund ta shihni. Por duhet të pyes më parë gruan time. Kam marrë mesazhe nga Argjentina, Spanja dhe gjermania nga të katër anët e botës. Është një ndjesi e jashtëzakonshme”, deklaroi për reportët e huaj lojtari i Barcelonës.

Për Rakitic, nesër nuk luajnë vetëm 11 veta, por 4.5 milionë kroatë që do t’i japin zemër përfaqësueses së tyre.

Related posts

I MORI NË QAFË CLAUDIO LOLITO/ Klubi italian rrezikon të “fshihet” nga harta e ligave profesioniste

Delo.autor

​Berlusconi tregon arsyen e vërtetë pse e shiti Milanin

Q.Autor

Mirabelli: Nga Milani nuk largohet asnjë emër i madh

Q.Autor

Leave a Comment