Futboll

Sefa shënon në fundin e pjesës së parë, rihapet takimi në Korçë

Skënderbeu 2-1 Lushnja

2′ Sowe, 37′ Dita/ 44′ Sefa

 

Minutë pas minute

Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu 2-1 Lushnja.

44’ GOLLL Lushnja. Sefa ndëshkon Skënderbeun dhe rihap takimin

41’ Soue iu afrua golit të tretë. Gjuajtja me kokë e Soue pritet nga Bejte.

37’ Goool. Bruna Dita dyfishon shifrat për Skënderbeun, pas një goditje me kokë, që lë të shtangur portierin Bejte.

32’ Tifozët vënë duart në kokë, e pabesueshme çfarë ka shpërdoruar Soue shumë afër portierit të Lushnjës.

31’ Tenton përsëri Xhejms të gjejë golin, kësaj radhe nga brenda zonës, por topi prek në trupin e njërit prej mbrojtësve të Lushnjës dhe arrin ta largojnë topin këta të fundit.

29’ Lushnja i afrohet golit për herë të parë. Canka nuk arriti të devijonte topin për në rrjetë, pas një krosimi të ulët, që i erdhi nga korsia e majtë e fushës.

28’ Kësaj radhe është Xhejms ai që tenton të gjejë golin për Skënderbeun me anë të një goditje nga jashtë zonës. Edhe ai tregohet i pasaktë, dhe topi përfundon jashtë kuadratit të portës.

23’ Soue kërcënon përsëri me një goditje potente, por grushton portieri Bejte. Vetëm goditje nga këndi.

18’ Mone shkakton një faull në dëm të Gavazaj. E tërheq nga fanella mbrojtësi i Lushnjës. Diçka që e kanë përsëritur disa herë lushnjarët deri tani.

14’ Skënderbeu fiton goditjen e parë nga këndi për këtë sfidë, por Muzaka nuk e kroson si duhet, e gjuan shumë fortë ai.

6’ Skënderbeu ul ritmit pas golit të shënuar, qarkullon topin në mesfushë.

2’ Goool Shënon menjëherë Skënderbeu me anë të Soue.

1′ Nis takimi në Korçë/ panorama sport

Në Korçë Skënderbeu do të presë sot skuadrën e Lushnjës në një 90 minutësh i cili nuk pritet të ketë shumë enigma.

Skuadra e Ilir Dajës me +9 pikë dhe 1 ndeshje më pak se vendi i dytë kërkon fitoren e radhës për t’u arratisur në vendin e parë, ndërsa për t’i prishur objektivin do të mendojë Lushnja e cila duket e dorëzuar përballë faktit të rrëzimit nga kategoria.

Formacionet zyrtare

SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Aliti, Lilaj, Muzaka, Dita, Xhejms, Gavazaj, Soue.

Trajner: Ilir Daja

LUSHNJA: Bejte, Meto, Prenci, Bufasi, Mone, Alushi, Gava, Papa, Canka, Sefa, Pepa.

Trajner: Dritan Çuko

Related posts

ZYRTARE/ Sistemi “VAR” do të përdoret edhe në Ligën e Kampionëve dhe disa…

Isa.Autor

E FUNDIT/ Perez po TRANSFERON mesfushorin më të mirë në botë (FOTO)

Isa.Autor

Nga bojkoti i TKZ-së, te skema e Superiores: Duka hap ”kartat”

Sadik.Autor

Leave a Comment