Futboll Sport

Kroacia shpreson, në finale shënojnë më shumë “italianët”

Seria A mund të mos jetë kampionati më i bukur në botë, edhe pse me transferimin e CR7 në Torino, kjo mund të ndryshojë. Sigurisht është kampionati që jep kontributin më të mëdha në Botëror. Të paktën prej një gjysmë shekulli.

Është interesante statistika që del për golashënuesit e 12 finaleve të fundit të Kupës së Botës. Pjesa më e madhe e tyre kanë luajtur me ekipe italiane në vitin që ka çuar te Botërori.

Nga Meksikë 1970 e në vazhdim, janë realizuar 31 gola në finale, për një mesatare prej 2,5 golash për ndeshje. Nga këto, 27 kanë ardhur në 90 minutat tradicionale të ndeshjes, ndërsa 4 të tjerët janë realizuar në kohën shtesë.

Lojtarët që luanin te një ekip i Serisë A para se të shkonin në Botëror kanë realizuar 11 nga këto gola. Praktikisht, dyfishin e lojtarëve të La Liga-s, 5 gola, dhe ata të Bundesliga-s, 5 gola të tjerë.

4 gola kanë ardhur nga kampionati brazilian, 2 nga ai holandez dhe ai argjentinas, dhe 1 nga Ligue 1 dhe Premier League. Kështu, Kroacia mund të shpresojë falë Marcelo Brozovic, Mario Mandzukic dhe Ivan Perisic, por ky i fundit është në dyshim për finalen për shkak të një dëmtimi në kofshë.

“Italianët” me më shumë gola në finale kanë veshur fanellën e Inter dhe kanë shënuar plot 7 gola. Më pas vjen Juventus me 4 realizime (po aq sa Bayern Munich).

Related posts

PA YJE DHE ME POCHETINON NË STOL/ Ja formacioni hipotetik i “Qytetarëve” në sezonet e ardhshme (FOTO)

Delo.autor

E DHIMBSHME/ Përplaset autobusi, VDESIN 7 LOJTARË, shumë të tjerë në gjëndje…

Isa.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK INTER/ Calhanoglu: I lumtur që vij në një klub të madh, dua të fitoj trofe

Delo.autor

Leave a Comment