Futboll Premier League Sport

BLACKPOOL – ARSENAL/ “Topçinjtë” kërkojnë fitoren e parë në “FA Cup” (FORMACIONET ZYRTARE)

Arsenali do të udhëtojë drejt Bloomfield Roard për t’u përballur me Blackpoolin, skuadrën që bën gara në nivelin e tretë të futbollit anglez – në raundin e tretë të FA Cup – me dy shqiptarët Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin që janë pushuar nga Unai Emery.

Ndeshja e vlefshme për rrethin e tretë mes Blackpoolit dhe Arsenalit do të zhvillohet në stadiumin Bloomfield Roard, me fillim në orën 18:30.

Vendasit janë në kërkim të fitores së parë ndaj vizitorëve nga liga elitare angleze që prej vitit të largët 1970. Që prej atëherë, këto dy skuadra janë ndarë të barabartë në dy raste, ndërsa Arsenali ka triumfuar në shtatë ndeshje tjera.

Fituesi i kësaj ndeshjeje kalon në rundin e katërt, ndërsa në rast se ndeshja mbyllet baras, do të zhvillohet një takim tjetër për t’u përcaktuar kush e kalon rrethin e tretë.

Dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi nuk janë ftuar fare për këtë takim nga Unai Emery.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Blackpool:

Arsenal:

Related posts

Tifozët e Real Madridit dalin kundër emërimit të trajnerit italian në krye të “galaktikëve”

Sadik.Autor

TENTOJNË NGA KINA E LARGËT/ Navas preferon të vazhdojë “luftën” me blerjen e re Courtois

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Pas një SUPER ASIST nga Theo Hernandez, ylli Mbappe ndëshkon Spanjën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment