Futboll Sport

Kroatët festonin, ja se çfarë po “planifikonin” në fshehtësi lojtarët e Anglisë (FOTO)

Gjysmëfinalja e dytë e këtij kampionati botëror Kroaci-Angli do të mbahet si njëra prej ndeshjeve më të jashtëzakonshme e të gjitha kohërave. Megjithatë kamerat në Rusi nuk fiksuan gjithçka nga ndeshja e djeshme. Në momentin kur futbollistët e Kroacisë po festonin golin e Mandzukic. lojtarët anglezë tentuan të përfitonin nga shmangia e vëmendjes së kroatëve duke vendosur menjëherë topin në qendër të mesfushës për të shënuar direkt drejt portës së Subasic.

Gjyqtari e frenoi një tentativë të tillë. Por ky episod pason një të parë kur në sfidën Spanjë-Portugali 3-3 njëri prej lojtarëve të Portugalisë po qëndronte në gjysmëfushën spanjolle për të pritur një top për për ta dërguar në rrjetë.

Megjithatë rregullorja e Bordit të Shoqërisë së Futbollit saktëson se pas shënimit të golit loja rinis kur të gjithë lojtarët janë në gjysmëfushën e tyre.

Related posts

FORMULA 1/ Bottas dhe Hamilton fluturojnë në Sochi, Mercedes dominon provat e lira

Delo.autor

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Shokët i vendosin një gjarpër në dollap, shihni reagimin e Neymar

F.autor

LISTË YJESH/ Jo vetëm Harry Kane, “djajtë e kuq” mbeten në kërkim të një “bomberi”

F.autor

Leave a Comment