Futboll Premier League Sport

​PAS FITORES ME GOLEADË/ Man Unitedi shënoi 5 gola për herë të parë që prej kohës së Fergusonit

Në ndeshjen e tij të parë në pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer arriti të sigurojë fitore me rezultat 5-1. Kjo është hera e parë që “Djajtë e kuq” kanë arritur t’i shënojnë pesë gola në një takim që nga ndeshja e fundit e Sir Alex Fergusonit.

Fergusoni u pensionua nga karriera e tij si trajner i Manchester Unitedit në vitin 2013, pas 26 viteve të jashtëzakonshme me klubin anglez. Në vitin e tij të fundit, ai arriti ta fitojë titullin e Premierligës, por ndeshja e tij e fundit nuk shkoi në mënyrë të përsosur pasi skuadra e Manchester Unitedit, kishte marrë një barazim dramatik me rezultat 5-5.

Më shumë se pesë vite më vonë dhe pas shkarkimit të tre trajnerëve të ndryshëm, Manchester Unitedit iu nevojit një trajner i ri si Ole Gunnar Solskjaer për t’i shënuar përsëri pesë gola brenda një ndeshjeje.

Kjo ishte ndeshja e tij e parë në pozitën e trajnerit, mirëpo ndryshimi në stilin e lojës ishte i dukshëm menjëherë. Manchester Unitedi përveç që arriti t’i shënojë pesë gola, arriti ta dominojë ndeshjen edhe në aspektet e tjera, si me posedim të topit.

Qysh në intervistën e parë, Solskjaer kishte bërë të ditur se nga lojtarët e tij do të kërkonte të luajnë futboll sulmues, të shpejtë dhe të bukur. Edhe pse e arriti këtë gjë qysh në ndeshjen e tij të parë, norvegjezi nuk e pranoi meritën.

“Manchester Unitedi nuk kishte arritur t’i shënonte pesë gola që nga ndeshja e fundit e Michael Phelan [ndihmëstrajneri i Solskjaer] dhe tani ai është kthyer dhe ne i shënuam pesë gola”, tha Solskjaer kur u pyet për këtë arritje.

Phelan kishte qenë pjesë e stafit të trajnerëve të Fergusonit gjatë viteve 1999 deri më 2013. Në pesë vitet e fundit të Fergusonit në klub, ai e kishte marrë pozitën e ndihmëstrajnerit. Kur David Moyes u emërua në pozitën e trajnerit, ai e mori ndihmëstrajnerin e tij dhe Phelan u detyrua të gjente punë diku tjetër.

Related posts

NJË NGA ZBULIMET NË BUNDESLIGË/ Njihuni me lojtarin që trefishoi vlerën pasi u largua nga “Los Blancos”

Delo.autor

Kamerat nuk e dalluan, ja çfarë shkruhej në jelekun e trajnerit të Anglisë (FOTO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Ronaldo ka një mesazh nga karantina: Luani brenda, luani për botën (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment