Futboll Sport

Kthim në të kaluarën: Mbappé kundër Kroacisë, një 15 korrik tjetër special

Franca është gati të luajë finalen e tretë në 12 vitet e fundit. Një rezultat i jashtëzakonshëm, fryt i punës së palodhshme të sektorit të moshave që me punën fantastike kanë zbuluar lojtarë të talentuar. Pas afirmimit të talentit të Pogba, pranë dominimit të futbollit evropian, tani është radha e Mbappé, i cili shpërtheu sezonin e kaluar, në vitin e dytë në mesin e profesionistëve. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, sulmuesi aktual i PSG-së i kishte mahnitur të gjithë, duke fituar një kampionat dhe duke luajtur në një gjysmë-finale të Champions League, duke shënuar gjashtë gola në nëntë ndeshje. Një talent i pabesueshëm, i cili kishte dalë në skenë që para një viti, në Evropianin U-19, fituar nga Franca. Ajo ndeshje ka një histori të veçantë, sepse për ironi të fatit, më 15 korrik (dita e finales së Kupës së Botës), Franca U-19 u përball me Kroacinë.

Ndeshja më e pritur e vitit. Një botëror plot me surpriza, që nuk ka rreshtur kurrë të mahnituri, duke dhuruar të papritura. Një nga yjet e vegjël që nuk ka zhgënjyer pritshmëritë është Kylian Mbappé, sulmuesi i PSG, në botërorin e tij të parë. Ndoshta lojtari më i mirë në formacionin francez, me tre gola të shënuar, dy në fazën 1/16, i aftë për të zhvilluar ndeshje të bujshme dhe përshpejtime që mund të mposhtin lehtësisht kundërshtarin. Fat i paracaktuar, ka luajtur me ekipin kombëtar, pa provuar të gjitha kombëtaret e moshave, duke u ndalur te U-19. Është e pabesueshme se si fati i ka vënë përballë Kroacinë. Më 15 korrik dy vjet më parë, në grupin kualifikues evropian U-19, Mbappé luajti dhe fitoi një ndeshje kundër kroatëve, duke shënuar golin final të rezultatit 2-0. Kundërshtari i njëjtë dhe data e njëjtë. Francezët shpresojnë që edhe rezultati të jetë i njëjtë.

Të gjithë janë fokusuar tek ai. Të luash titullar në një kompeticion të tillë në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare është një luks që pak veta mund ta përballojnë; të shënosh dy gola akoma pa mbushur 20 vjeç, në fazën me eliminim direkt, ishte një rekord që i përkiste vetëm Pelës. Shumë e krahasojnë me Henry, por kohët e fundit edhe emri i Ronaldo il Fenomeno është përdorur goxha. Pa dyshim, e ardhmja e francezit është e artë, aq shumë sa që edhe tani, në rast të fitores së Botërorit, flitet si kandidat për Topin e Artë. Në këtë rast, Mbappé do të bëhej lojtari më i ri që ka fituar këtë trofe, duke mundur gjithashtu Ronaldon, që e ka fituar kur ishte 21 vjeç e 3 muaj në vitin 1997.

Related posts

FUSHA STËRVITORE E CRYSTAL PALACE/ Kuzhina e klubit të Premier League e “PUSHTUAR” nga minjtë

Isa.Autor

TRAJNERI REJA NDRYSHON SËRISH SKEMËN/ Ja risia e madhe në formacion ndaj Moldavisë

Delo.autor

PRAPASKANA E BUJSHME NGA SPANJA/ Messi mund të rikthehet te Barcelona më shpejt se sa pritej

Delo.autor

Leave a Comment