Futboll Seria A Sport

DE BOER/ Gabigol ishte arrogant, mendonte se ishte një “supestar”

Ish-trajneri i Inter-it Frank de Boer ka kritikuar Gabriel Gabigol Barbosa, duke e akuzuar për etikë të ulët pune. Sulmuesi u ble në moshën 20-vjeçare nga Santos por nuk arriti të bënte një impakt, duke shënuar vetëm një gol në Serie A.

Ai është huazuar te Benfica, ku situata e tij nuk ndryshoi fare, përpara se të rikthehej te Santos në formë huazimi.

“Gabigol mendonte se ishte në Brazil dhe ecte në vend që të vraponte,” shprehet De Boer për ESPN.“Ai donte të merrte topin pa vrapuar në hapësira, ai nuk e kuptonte që duhet të stërvitej fort. Nuk është koincidencë që ai praktikisht nuk luajti asnjëherë tek Inter.

“Ai duhet të shohë veten e tij në pasqyrë, të vërtetojë çdo ditë se mund të bëhet një lojtar i denjë, duke mos e parë veten e tij si një superstar.

Potenciali për të qenë një lojtar fantastik është, pasi ka një të majtë të mirë, por futbolli europian nuk është si ai brazilian. Shpresoj që ta kuptojë sa më herët këtë gjë përndryshe do të jetë një humbje për futbollin brazilian.”

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Gafë fatale e Roma-s, ish-sulmuesi i Skënderbeut nuk fal italianët (VIDEO)

Delo.autor

Ilir Daja shijon vetëm pikët, por jo lojën dhe ankohet për erën!

Sadik.Autor

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Bën gjestin e madh, Coutinho dhuron 20 tonë ushqime për familjet e varfra në Rio de Zhanerio

Delo.autor

Leave a Comment