Futboll Sport

Kukësi motivohet për ndeshjen kundër Karabagut, ja çfarë ka premtuar Presidenti Gjici

Kukësi do të ndeshet në turin e dytë kualifikues të Champions League me ekipin azer të Karabag, në një sfidë mjaft të vështirë për verilindorët.

Megjithatë lojtarët e drejtuar nga Armando Cungu pritet ta kenë motivimin e duhur për të zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë në këtë takim. Bëhet e ditur se presidenti Safet Gjici u ka premtuar lojtarëve një premio rreth 100 mijë euro në rast kualifikimi ndaj ekipit ku luan dhe Ansi Agolli.

Kujtojmë se shpërblim ishte premtuar edhe në rast kalimi të turit të parë, por numri një i verilindorëve mbeti mjaft i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës në fushën e lojës duke bërë që të ndërronte mendje në fund.

 

Related posts

Bashkëshortja ndërpret konferencën e Antonio Conte…

Sadik.Autor

ËNDËRROJNË TIFOZËT “BARDHEZINJ”/ Juventus e kërkon prej vitesh, gati të marrë kampionin e botës…

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Messi dhe mesfushori De Jong rrezikojnë të mos luajnë ndaj Real Madrid, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment