Futboll La Liga Sport

E DUAN ME PATJETER/ Barcelona vendos një afat kohor për të pritur yllin e PSG

Edhe pse në Ligue 1, merkato është e hapur deri më 31 gusht, ashtu si në La Liga, Barça vendosi një afat kohor për të arritur një marrëveshje me Paris Saint-Germain për Adrien Rabiot. Në klubin katalanas nuk duan të presin deri në ditën e fundit dhe të shohin një alternativë tjetër nëse nuk mund të arrijnë një marrëveshje me francezin. Marrëveshja ndërmjet katalanasve dhe Adrien Rabiot duket të jetë e avancuar, por klubi i “Parc des Princes” ende nuk po i hap krahun transferimit të 23-vjeçarit, pavarësisht faktit se kontrata e tij skadon në vitin 2019 dhe ai mund të largohet falas. Rabiot po i reziston ofensivës së PSG në përpjekjen e tyre për t’i rinovuar kontratën, në këtë mënyrë mund të lirohen në janar për të nënshkruar me ndonjë ekip, ndërsa në qershor do të jetë një lojtar i lirë. Rabiot është i vendosur të luajë te Barça herët a vonë. Ai e di se në “Camp Nou” ata e kanë atë prioritet për mesfushën pas largimit të Paulinho te Guangzhou Evergrande në Kinë, por ai duhet të mbajë një takim kyç me Nasser Al-Khelaïfi, president i PSG, i cili ishte në Brazil një ditë më parë.

Nëse presidenti pranon që Rabiot të largohet këtë sezon, atëherë Barça do të hyjë në veprim për të bërë një ofertë zyrtare për lojtarin. Megjithatë, edhe pse ekziston njëfarë optimizmi që PSG mund të arsyetojë se është më mirë të arkëtojë disa milionë tani sesa ta humbasë francezin pa përfituar asgjë sezonin e ardhshëm, nuk është më pak e vërtetë se Barça e di se sa i paefektshëm është Al-Khelaifi. Ai ka vuajtur në vitet e fundit me përpjekjet e pasuksesshme nga Thiago Silva, Marquinhos dhe sezonin e kaluar, me Marco Verratti dhe Ángel di María. Kjo është arsyeja pse në “Camp Nou” nuk janë të gatshëm të presin deri më 31 gusht dhe të qëndrojnë të varur pas Rabiot. Duke ditur faktin se mund ta marrin falas vitin tjetër, nëse PSG nuk pranon ofertën, drejtuesit katalanas do të fokusohen në një objektiv tjetër për të gjetur një lojtar për të kompensuar atë që kërkohet për qendrën e mesfushës nga Ernesto Valverde.

Related posts

CHAMPIONS/ Gjakoset De Ligt, Lyon befason Juventusin dhe zhbllokon ndeshjen

F.autor

Vitet kalojnë, por Luciano Moggi nuk e harron Calciopoli-n…

Sadik.Autor

MNCHESTER CITY-SHEFFIELD/ Guardiola kërkon të ringjallë shpresat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment