Futboll Sport

Kukësi/ Shameti: Nuk bëmë lojën e duhur, kundërshtari i lehtë vetëm në letër

Në deklaratën e dhënë pas barazimit pa gola të regjistruar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, në takimin e parë të vlelfshëm për turin e parë eliminator të UEFA Champions League, përballë Valletta, kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti ka pranuar se skuadra nuk u shfaq sipas pritshmërive, madje duke rrezikuar të pësonte gol. “Çdo ndeshje është e vështirë në Champions. Mënyra se si shkoi loja dhe çfarë duhet të bënim nuk ishte e duhura. Duhet të kemi më shumë kujdes. Mund të shënonim, por edhe mund të pësonim dhe do ishte shumë e rëndë. Rezultati 0-0 na jep një shpresë për ta parë ndryshe takimin dhe të arrimë kualifikimin në transfertë”, u shpreh Shameti.

Të gjitha skuadrat e nivelit të dytë luajnë futboll. Këtë e kemi parë edhe në Botëror. Po e dëshmojmë çdo ditë që skuadrat e mëdha me emër kanë shkuar në shtëpi dhe tani po diskutohet me skuadrat e tjera. Nuk duhet nënvlerësuar asnjë ekip. Kundërshtari ishte i lehtë në letër, por në fushën e lojës të gjithë luajnë futboll. Një gol në fushën kundërshtare do të ishte shumë i rëndësishëm për kualifikimin. Nëse do të pësonin gol do të ishte e ndërlikuar çështja e kualifikimit”, përfundoi Shameti.

Related posts

“COPA DEL REY”/ Serxhio Ramos bën “bomberin”, Reali Madridi fiton takimin e parë me përmbysje

Delo.autor

Dhuna në Vlorë/ Tifozët e Flamurtarit: Matrapazit me regjisor Dukën iu premtua 1 mln lekë

Sadik.Autor

COVID-19/ Lajme të mira për Gattuson, lojtari titullar shërohet nga koronavirusi

Delo.autor

Leave a Comment