Futboll Sport

“MË TË MIRËT LUAJNË NË SPANJË”/ Kovaç kunj Ronaldos: Yjet nuk vijnë në Gjermani sepse… nuk ka lekë

Bajerni është në rrugën e duhur për të bërë të tijin titullin e 29-të. Trajneri kroat i kampionëve të Gjermanisë u shpreh në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lajpcigun se skuadra e tij do të kërkojë ta mbyllë sa më parë kampionatin.

niko kovac

Si është gjendja e lojtarëve përpara ndeshjes?

Manuel Nojer nuk ia doli dhe do të mungojë në Lajpcig. Shpresojmë që të stërvitet mirë në javën e ardhshme për të qenë i gatshëm në ndeshjen e fundit. Havi Martiez ka pësuar një goditje në stërvitje dhe prezenca e tij do të jetë në dyshim. Hames është stërvitur për herë të parë pas dëmtimit në Nuremberg, ndërsa Levandovski ka kryer një seancë të diferencuar.

Çfarë mendimi keni për Timo Verner?

Ai po kalon një moment të mirë. Në ndeshjen e parë arritëm ta bllokonim shumë mirë, shpresoj ta bëjmë dhe të shtunën.

Ju pëlqen mënyra sesi funksionon struktura e klubit të Lajpcigut?

Sigurisht që leku është aty. Por pse janë të suksesshëm? Sepse kanë një strukturë të ndërtuar mirë dhe që funksionon siç duhet nga lart poshtë. Mjafton të shohësh skuadrën e të rinjve.

Do të qëndrojë Hames?

Ju lutem, më lini të flas një herë të vetme vetëm për lojtarët që janë grumbulluar në skuadër.

Si ju duket futbolli i sotshëm në Europë?

Futbolli më i bukur po luhet në Angli dhe në Spanjë. Çdo gjë në jetë lidhet me pasionin. Në kompeticione si Champions-i, lojtarët japim më shumë nga vetja duke u transformuar. Këtu një rol të rëndësishëm luajnë edhe tifozët, kjo u pa në ndeshjet e fundit. Lojtarët më të mirë luajnë në Spanjë dhe Angli. Pse nuk vijnë këta lojtarë në Gjermani? Sepse s’ka cilësi jetese? Nuk besoj të jetë kjo, por çështja është te lekët.

Dukeni entuziast, jeni përgatitur për festën?

Shpresoj shumë që të shtunën të shpallemi kampionë. Por, në ndeshjet e fundit kemi parë që futbolli është i paparashikueshëm. Nuk kërkoj të nxitohem në parashikimet e mia. Duhet të japim 100% tonë për të fituar ndeshjen.

Gorecka ka zhvilluar një sezon fantastik falë besimit tuaj, jeni krenar?

Ai ka një karakter shumë të fortë. Është një njeri shumë i mirë. Ka mbetur gjithmonë me këmbë në tokë, duke bërë ndeshje të mëdha sa herë i është dhënë mundësia për të luajtur. Një futbollist shumë i kompletuar.

Ka qenë ky një sezon me dy fytyra?

Kemi pasur shumë uljengritje gjatë sezonit. Por, ajo që ka rëndësi është fundi.

Si ka qenë për ju ky sezon në Mynih?

Në 10 muajt e parë kam mësuar shumë këtu. Ditët këtu janë shumë intensive. Nëse do të kishin qenë pak më të qeta, do të ishte më mirë.

Jeni gati për Lajpcigun?

Ne do të jemi gjithmonë skuadra që do të diktojmë fatin e ndeshjes. Duhet të jemi gati për lojën e shpejtë të Lajpcigut. Nëse do të luajnë me tre apo katër lojtarë në mbrojtje, këtë nuk e dimë. Por do të jemi të përgatitur për çdo situatë.

Related posts

SHTANGET REAL MADRID/ Romero Morillo riaha sfidën me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ LETONISË PËR “KATAR 2022″/ Mediat malazeze “shpërthejnë” për gjendjen e fushës: Skandaloze… (FOTO)

Delo.autor

HUMBJA E JETËS SJELL KAOS/ Tek Boka Juniors fillon “çmontimi” i skuadrës 

Isa.Autor

Leave a Comment