Futboll Sport

LAJMI I FUNDIT/ Shkëndija nuk e njeh mëshirën, tetovarët “çmontojnë” ekipin nga Uellsi

Është mbyllur me rezultatin e thellë 5-0 në stadiumin “Filip i II-të” në Shkup, takimi mes Shkëndijes dhe Nju Saints, e vlefshme për eleminatoret e Champions League. Tetovarët në këtë mënyrë kanë “vulosur” kualifikimin për në turin e dytë kualifikues të kompeticionit më të rëndësishëm të klubeve në kontinent, duke shkuar e qetë në ndeshjen e kthimit.

Kampionët e Maqedonisë e dominuan totalisht ndeshjen, me sulmuesin Besart Ibraimi që realizoi plot 4 gola duke qenë padiskutim lojtari i ndeshjes. Golin tjetër e shënoi ish-futbollisti i Kukësit Izair Emini, që ishte njëkohësisht ai që edhe zhbllokoi shifrat në pjesën e parë.

 

Related posts

E KA NË DORË VETË/ HAZARD mund të bëhet si RONALDO dhe MESSI

Isa.Autor

PASI I KËRKOI NJË KONCERT/ Ylli i Realit të Madrid nuk po i “ndahet” më Taynës, ja çfarë i bën (FOTO)

Delo.autor

Çiklizëm / Ky është shqiptari i vetëm që pedalon në “Giro d’Italia”

Sadik.Autor

Leave a Comment