Futboll Seria A Sport

“ASGJË NUK MË JEPTE VULLNET TË LUAJA”/ Rrëfimi prekës i Acerbit: Kanceri më shpëtoi nga pija, u shkatërrova pas vdekjes së…

Françesko Açerbi është një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A momentalisht, por jeta e tij ka pasur shumë vështirësi deri këtu.

Në vitin 2013, mbrojtësi italian ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit, të cilën pas rreth 8 muajve ia doli ta mposhtë.

“Pasi babai im ndërroi jetë, unë u shkatërrova. Luaja për Milanin dhe asgjë nuk më jepte vullnet. Nuk dija si të luaja. Fillova të pija gjithçka. Megjithatë kanceri më shpëtoi. Unë duhet të luftoja kundër diçkaje, dhe kisha një limit për të kaluar. Mund të them se sëmundja më përmirësoi, mi largoi të gjitha pendimet që kisha.

Ndalova së ëndërruari, tani i vendos vetes objektiva të arritshme. Për shembull, një nga qëllimet e mia ishte të luaja për kombëtaren, dhe ia dola. Do të luaj futboll deri në moshën 38-vjeçare, më pas dëshira ime është të bëhem trajner.”, u shpreh Açerbi.

Related posts

Shokohet bota e futbollit/ Vritet futbollisti i njohur kolumbian

Sadik.Autor

Partizani-Vllaznia, sfida ku barazimi dërgon në kolaps ekipet respektive

Sadik.Autor

LARGOI RICARDO RODRIGUEZ/ Milan gjen pasuesin në kampionatin turk tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment