Futboll Sport

Lanë Botërorin, Japonia i ofron pankinën ish-kampionit të botës

Japonia laroghet me kokën lart nga ky kampionat botëror pasi nuk i rezistuan dot revanshit të “Djajve të Kuq” në 20 minutat e fundit të lojës. Edhe pse nuk është e lehtë të harrosh atë skualifikim Federata Japoneze e Futbollit ka nisur diskutimet për të gjetur trajnerin që do të pasojë Akira Nishinon, të cili i përfundon kontrata menjëherë pas daljes nga Kupa e Botës.

Në vendin e parë është ish-tekniku i njohur i Gjermanisë dhe SHBA-së Jurgen Klinsmann. Ish-kampioni i botës në 1990 me “panzerat” preferohet nga drejtuesit e “samurajëve”, të cilët janë gati t’i ofrojnë 2 milion € në vit.

Por japonezët nguten për shkak se në 7 shtator do të kenë ndeshjen e parë miqësore post-Botëror dhe zgjedhja e trajnerit duhet të jetë e shpejtë. “Nuk është një vendim i thjeshtë, por nuk mund të marrim më shumë kohë. Shpresojmë të vendosim në korrik”, deklaron presidenti i FJF Kozo Tashima.

Ndërkoh që Klinsmann vlerësoi me zemërgjerësi perfomancën e Japonisë në ndeshjen e fundit.

Related posts

ËSHTË RINGJALLUR TEK MARSEILLE/ Sulmuesi Under: Largimi nga Roma, vendimi më i mirë i karrierës

Delo.autor

UEFA e dënoi me 10 vite, Shyti dhe Dervishaj: Skënderbeu e pësoi se është skuadër shqiptare

Sadik.Autor

MILAN-SPARTA PRAGUE/ Pas një asisti “MAGJIK” nga Bennacer, Dalot mposht portierin kundërshtar (VIFEO)

Delo.autor

Leave a Comment