Futboll La Liga Sport

LARGIMI I RONALDOS/ Perez qetëson tifozët: Do afrojmë lojtarë fantastikë 

Me rastin e prezantimit të blerjes më të re Alvaro Odriozola, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka siguruar të gjithë tifozët e Realit të qëndrojë të qetë pasi Cristiano Ronaldo i cili u largua nga Los Blancos pas plot 9 vitesh do të zëvendësohet nga një tjetër kampion. Perez fshiu CR7-ën nga harta e Realit duke deklaruar:

“Kjo është një skuadër e madhe që do përforcohet me futbollistë fantastikë. Po jetojmë një moment legjendar. Kemi fituar shumë tituj, kemi një forcë insitutcionale të paimagjinueshme dhe kemi një potencial ekonomik shumë të madh. Por mbi të gjitha kemi mbështetjen e miliona fansave”.

Por për cilët lojtarë fantastike e ka fjalën presidenti i kampionëve të Europës Florentino Perez.

Të gjitha rrugët të çojnë te dyshja e Chelsea-it, Courtois-Hazard me dy futbollistët e përfaqësues belge që nuk do ta refuzonin kurrë fanellën e bardhë, megjithatë mbetet për t’u bindur presidenti rus i klubit londinez.

Related posts

“MALLKIMI” I NUMRIT “9” TEK MILAN/ Mandzukic sfidon historinë. Ja cilët sulmues kanë dështuar me “kuqezinjtë”… (FOTO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Si i fitoi 13.4 milionë euro, ja gjyqtari më i pasur në botë që do të gjykojë finalen Angli-Itali

Delo.autor

FINALJA E PARAKOHSHME E CHAMPIONS LEAGUE/ Statistikat e ‘Klasikes’ Man. City – Real Madrid

F.autor

Leave a Comment