Futboll Sport

Legjenda e futbollit kroat: Duhet ta shmangnim Anglinë në “Rusi 2018”

Davor Suker, një yll i ekipit kroat që arriti në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 1998 dhe njëkohësisht Presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, u përpoq të ulte gjakrat përpara ndeshjes gjysmëfinale të së mërkurës në Moskë.

“Nuk është hakmarrje, është futboll. Ajo që unë do të doja, do ishte një tjetër përpos Anglisë. Anglinë e doja në raundet e para, pasi tani Anglia është shumë e fortë, do ta respektojmë këtë skuadër.

Suker tha se trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka ndërtuar një ekip të lojtarëve “të uritur” të motivuar për të fituar për vendin e tyre dhe jo të hutuar nga zbukurimet e famës.

“Ju e dini, trajneri dhe slogani “Kupa vjen në shtëpi” është shumë motivuese për ta. Lojtarët duken të uritur, ju i shihni!

Përveç gjysmëfinales të së mërkurës në Moskë, Anglia dhe Kroacia do të takohen edhe dy herë gjatë këtij viti, në turneun më të ri të UEFA-s, Liga e Kombeve.
Anglia do të luajë kundër Kroacinë më 12 tetor, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet më 18 nëntor.

Related posts

Formacionet zyrtare/ Lëv vendos Rojsin titullar, ja si rreshtohen Gjermania e Suedia

Sadik.Autor

“KUR TË DALIM NË FUSHË DUHET TË JAPIM 300%”/ Koulibaly: Te Napoli qan dy herë…, ja pse e dua shumë Chiellinin

Delo.autor

TRIUMFOJNË ME TRAJNERIN E RI/ Roma fiton me përmbysje dhe i afrohen “Zikaltërve”

Delo.autor

Leave a Comment