Futboll La Liga Sport

Lopetegui telefonon Ronaldon, por nuk e bind dot të qëndrojë tek Reali

Julen Lopetegui, trajneri i ri i Real Madridit, kishte një bisedë telefonike të gjatë me Cristiano Ronaldon, në përpjekje për ta bindur atë të qëndronte në “Santiago Bernabeu”, por pa sukses. “Mundo Deportivo” shkruan mbi këtë telefonatë:

“Trajneri i ri dhe lojtari shpjeguan qëndrimet e tyre përkatëse, me qartësi dhe sinqeritet të madh. Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta ndryshuar mendjen e CR7.

Biseda telefonike nuk mundi të prodhojë ndonjë afrim mes klubit dhe portugezit, gjë që vërtet konfirmoi synimin e Ronaldos për t’u larguar nga Madridi. Lopetegui pastaj mori parasysh se duhet ta fillojë planifikimin e sezonit pa Cristiano Ronaldon”.

Related posts

MILAN/ Emër i ri në mesfushë që vjen nga Spanja

Sadik.Autor

Titulli kampion “kushton” 480 mijë euro për Skënderbeun, UEFA mbush arkat e korçarëve

Sadik.Autor

32 skuadra pjesëmarrëse në Botëror, ja emërtimet e veçanta për secilën skuadër

Sadik.Autor

Leave a Comment