Futboll Sport

Lukaku e ekzagjeron: “Neymar më i miri në botë, nuk aktron…

I pyetur nga një gazetar anglez, nëse ai e shihte Neymar si një aktor, Lukaku u nevrikos dhe u përgjigj në portugalisht perfekte, përmes një mbrojtje në favor të brazilianit. “Neymar nuk është një aktor, rivalët janë shumë më të ashpër kur përballen me atë, duke e goditur për shkak se ai ka cilësi anormale. Jam i sigurtë që ai do të jetë më i miri në botë një ditë dhe jam shumë i lumtur që nesër do të përballem me atë”, deklaroi sulmuesi i Manchester United, Lukaku.

Përtej vlerësimit për Neymar, bomberi i Belgjikës është i bindur se muri brazilian mund të çahet, ndonëse ka pësuar vetëm një gol në këtë Kupë Bote në Rusi. “Ne do të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë në Kupën e Botës, favoritin kryesor për fitimin e trofeut. Do të jetë një sfidë e madhe që ne të zbulojmë se deri ku kemi arritur si ekip. Brazili nuk ka pika të dobëta, janë shumë të fortë në mbrojtje, Paulinho është një mesfushor fantastik, ndërkohë që për Neymar i thashë tashmë të gjitha. Por mendoj se mbrojtja e Brazilit mund të mposhtet”, deklaroi Lukaku.

Related posts

“ICARDI TË DUA”/ Bashkëshortja e argjentinasit nuk përmbahet në rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

PO ZHVILLOJNË NJË SUPER EUROPIAN/ Flet Lampard: Rajs dhe Filips, thjesht fantastikë

Delo.autor

Manchester United përfshin Anthony Martial për të kompletuar transferimin e Sanchez

Q.Autor

Leave a Comment