Futboll Sport

Madonna: Ja pse djali im zgjodhi Benficën, para Juventus apo Barcelonës…

Madonna do të mbushë 60 vjeç më 16 gusht. Prej një viti jeton në Lisbonë me katër nga gjashtë fëmijët e saj, David Banda dhe Mercy James, 12 vjeç dhe binjaket Stella dhe Esther, 5 vjeç. Këngëtarja e famshme, në një intervistë për “Vogue Italia”, tregon edhe arsyen përse ka zgjedhur të jetojë në kryeqytetin portugez.

“Djali im David, që më 24 shtator do të jetë 13 vjeç, kërkon të luajë futboll në nivelet më të larta. Bëra të pamundur për t’i gjetur shkollat më të mira të futbollit me trajnerët më të mirë, por SHBA në këtë aspekt është prapa pjesës tjetër të botës. E shihja të mërzitur dhe mendova se kishte ardhur momenti i duhur për të bërë një ndryshim në jetën tonë, duke e sjellë te Benfica,” – tregon ajo.

Diva e muzikës botërore vazhdon: “I thashë vetes: të shoh nëse për një vit arrij të jetoj në një ambient ndryshe nga më parë dhe t’i çojë katër fëmijët e mi në një vend me kulturë ndryshe, ku mund të rriten shumë mirë. Kisha katër zgjidhje, Juventus Academy në Torino, Barcelona dhe Benfica ose Sportingu i Lisbonës. Sigurisht që Barcelona është një qytet fantastik dhe Torino më pëlqen shumë, por nuk më dukej e përshtatshme për fëmijët e tjerë që nuk merren me sport. Nuk mund të mendoj vetëm për David. Më pas zgjodha Lisbonën që i pëlqen të gjithëve.”

Related posts

Conte: Vetëm një gjë duhet për të fituar Champions-in

Sadik.Autor

U NERVOZUAN SHUMË/ MOTRA E RONALDOS tregon përse CRISTIANO është më i mirë se…(FOTO)

Isa.Autor

“NUK MENDOJ SE KORONAVIRUSI ERDHI NGA KINA”/ Boksieri britanik: COVID-19 u bë nga dora e njeriut, për ta…

Delo.autor

Leave a Comment