Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ REALI nuk dorëzohet, ja strategjia më e re për të JOSHUR NEYMARIN

Është një futbollist që kurrë nuk do të mund që të fshihet nga lista e dëshirave të Real Madridit. Ai quhet Neymar dhe prej vitesh ndiqet nga presidenti Florentino Perez. Deri më tani, numri 1 i klubit spanjoll nuk ka arritur që ta blejë. Por ai nuk dorëzohet. Sipas spanjolles “Don Balon”, madrilenët kanë vendosur që të presin për brazilianin dhe të bëjnë një ofertë sërish në sezonin e ardhëm. Ata besojnë se Neymar do të mund të qëndrojë në Paris me PSG-në edhe për një vit e pastaj do ta ketë të pamundur që të durojë. Për më tepër që atij i mungon Spanja, e te Real Madridi, pas largimit të CR7-ës, ai do të jetë ylli i ri.

Por Reali nuk ka ndërmend që të rrijë e të presë vitin e ardhshëm. Largimi i Cristiano Ronaldo-s ka lënë një boshllëk të madh në ekip dhe te tifozët, të cilët janë të etur për një tjetër yll të madh. Eden Hazard është një nga ata futbollistë të cilët mund t’i sjellin “galaktikave” shumë trofe për Chelsea ka kërkuar për kartonin e tij 200 milionë euro. Në të tillë situatë, presidenti Perez do të provojë sezonin e ardhshëm edhe për të.

Por me talentin amerikan të Borussia Dortmund-it, Christian Pulisic mund të quhet punë mbaruar. Reali do të paguajë 70 milionë euro për kartonin e tij. Një shifër e lartë kjo për verdhezinjtë të cilët duket se nuk mund ta mbajnë dot 19 vjeçarin, i cili gjithashtu ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga skuadra gjermane.

Related posts

E PABESUESHME/ Mertens shënon ndaj Romës me një SUPER GOL nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

E rrallë/ Në ndeshjen e Luftëtarit, gjyqtari obez “vendosi drejtësi” kundër ekipit slloven

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Lewandowski ose Vardy për të zgjidhur problemet e sulmit të Chelseat

Delo.autor

Leave a Comment