Futboll Premier League Sport

MAHNITËS DHE SPEKTAKOLAR/ Pasardhësi i De Bruyne luan me Arsenalin

Turnetë e verës shihen gjithmonë si një mundësi e mirë për të vënë minuta në këmbët e futbollistë dhe të provojnë diçka të re duke i dhënë mundësinë të luajnë futbollistëve të rinj më të talentuar.

Këtë ka bërë Unai Emery me Emile Smith Rowe, mesfushori i ri i Arsenal, që spikati në turneun “ICC 2018” duke shënuar një gol të mrekullueshëm kundër Atletico Madrid.

I lindur në vitin 2000, pikërisht sot ai mbush 18 vjeç dhe mban numrin 55 kur luan me ekipin e parë, përndryshe merr fanellën me numrin 10 kur është me moshën e tij dhe ka qenë kapiteni i Anglisë U-17 që fitoi titullin botëror, vitin e kaluar.

Ai dhe Arsenal ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin me njëri-tjetrin dhe londinezët arritën ta heqin nga kthetrat e Tottenham dhe Barcellona. Në sezonin e fundit në kampionatin U-18 të Anglisë ai shënoi 8 gola dhe dha 3 asiste në 21 ndeshje.

Dihet që kur talente të tilla spikasin nisin krahasimet me kampionë të mëdhenj. Për teknikën e tij, shpejtësinë me të cilën futet në hapësirë dhe mund të vrapojë me topin në zotërim, Emile Smith Rowe ngjason me Kevin De Bruyne.

Me belgun, për momentin ka të ngjashme flokët e verdhë dhe një të kaluar të shkurtër te Chelsea. Gjithsesi, nëse do të vazhdojë të luajë në të tillë mënyrë së shpejti do të dëgjojmë të flitet më gjatë për të. Te “topçinjtë” po lind një “yll”. Që tani kartoni i tij vlen 20 milionë euro.

Related posts

Guri në kërkim të golit: Gjithkush ka vendin e vet në kombëtare, duhet që…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Futbollisti i Kombëtares nis aventurë të re, transferohet te skuadra italiane

F.autor

PUBLIKOHET KALENDARI/ Kategoria Superiore rikthehet më 8 janar, ja të gjitha sfidat dhe oraret…

Delo.autor

Leave a Comment