Sport Të tjera

Xhiro rikthehet në Itali, por basti izraelit është fituar

Pas katër etapave të para në Izrael, nga Jeruzalemi në Tel Aviv, mes turmave në shkretëtirë, Xhiro e Italisë rikthehet në Atdhe, por jo pa i bërë vendasit të dashurohen me çiklizmin dhe një prej garave më të famshme e prestigjioze të tij.

E me këtë rast, Gazzeta dello Sport, partner historik i Xhiros, ka zgjedhur katër ‘kartolina’ nga katër ndalesa tëe përshkruara nga çiklistët më të mirë në planet…

Nga Midreshet ben Gurion në jug të Izraelit – Pemët janë si në Zvicër dhe Skandinavi, në ekstremin më të poshtëm të vendit. Aty ku ndodhet edhe vend prehja e David Ben Gurion, babai i Izraelit, njeriu që më 14 maj 1948 i dha popullit të tij tokën e re të premtuar dhe që vitet e fundit i kaloi pikërisht këtu, duke lulëzuar shkretëtirën. Edhe pse mungojnë turmat e mëdha që kanë shoqëruar Xhiron në Izrael, përsëri dashuria për evenimentin është e madhe. Dy fëmijë të vegjël, Edo dhe Smir, kanë pikturuar mbi trup ‘Unë e dua Xhiron’ dhe falenderojnë Italinë për atë që ka bërë në këto pak ditë.

Nga Jeruzalemi – Nisja dhe mbërritja në hyrjen e qytetit të vjetër, ajo copë toke që përmbledh vendet e shenjta të feve më të mëdha në botë, e bashkë me to gjithë pasionet dhe kontradiktat e botës ku jetojmë. ‘Shalom’ përshëndeten çiklistë e organizatorë, një përshëndetje në hebraisht që gjithsesi do të thotë ‘paqe’. Sporti ka ditur të pedalojë nëpër rrugë që historikisht kanë njohur dhimbje e këtu basti është i fituar. Sepse në prezantimin e skuadrave, duartrokitjet më të mëdha i ka marrë Akademia Çiklistike e Izraelit por edhe dy klube të sponsorizuara nga arabët, Bahrain-Merida dhe UAE-Team Emirates. Duartrokitje me vlerë të madhe në një det urrejtjeje.

Nga Galilela – Në vendin e kolonëve të parë të Izraelit dhe vendi i profetit Elia, mes Haifas dhe Tel Avivit. Xhiro aty kaloi mes turmës së ndarë në dysh. Gjithçka ngjante si të ishe në Veneto dhe Friuli. Sa për kronikë, etapa u fitua nga Viviani, emri i të cilit është Elia, si profeti.

Nga Tel Aviv – Etapa e fundit e një copëze historie… Viviani përballë turmës rrethuar e gjitha nga një shirit rozë, i ngjitur në podium duke festuar. Etapa e radhës, nga Siçilia do të rikthejë Xhiron në Itali. E megjithatë kutjimet e kësaj aventure do të mbesin të vyera si një dasëm e dalë mirë. Xhiro thotë ‘shalom’ me shpresën për të provuar sërish aventura të tilla.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ibrahimovic mund të qëndrojë te Milani gjatë, pritet të marrë rolin e…

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ KEITA kënaq Spaletin, sa shumë alternativa në sulm për INTERIN

Isa.Autor

BOTËRORI 2018/ Russia shënon golin e dytë ndaj Arabisë Saudite

Sadik.Autor

Leave a Comment