Futboll Sport

MAKTHI I FINALES/ Deshamp ndryshon himnin: Qetësi, besim, përqendrim…

Pavdekshmëria futbollistike erdhi me ngritjen e asaj kupe 20 vite më parë. Por, brezi i artë francez nuk kënaqet kurrë. Zidanit nuk i mjaftonte që ishte një prej lojtarëve më të mëdhenj që planeti ka njohur. Donte të mundte edhe rekordin si trajner, me 3 Liga Kampionesh radhazi. Deshamp, i cili në 1998 e kishte bërë si luftëtar, tani kërkon që të bëjë bis në rolin e trajnerit.

Ndoshta i nënvlerësuar si trajner në Torino dhe kritikuar shpesh për stilin e lojës, gati i kontestuar pas finales së humbur në shtëpi në 2016, Didì gjithnjë ka qëlluar drejt. Ishte më i ndërgjegjshmi nga të gjithë se kishte diçka speciale. Bie pak në sy, por me një shikim të fiksuar te historia: “Kur je lojtar, je edhe aktor, si trajner përjetohet përmes lojtarëve. Janë ata protagonistët. Në fushë ka energji për të lëshuar. Kur je në stol përdoret ajo psikologjike. Dhe ndonjëherë bëhet më e vështirë”.

PAS EURO – Shumë prej pyetjeve në audiencën franceze ishin natyrisht të përqendruara tek ajo finale e dy viteve më parë, në mënyrë për të mos përsëritur atë rezultat: “Grupi është i ndryshëm. 14 janë lojtarë të rinj dhe kanë zbuluar se çfarë është një turne i madh në Rusi, por 9 e dinë sesi përfundoi Europiani dhe kjo do të na ndihmojë. Por nuk pati gabime atëherë dhe nëse do të kishim fituar, unë do të kisha bërë të njëjtat gjëra”. Pastaj vjen deklarata e paparashikueshme: “Shtyllat e brendshme që përfundojnë brenda dhe shtyllat e jashtme që përfundojnë jashtë. Po t’iu thosha se goli i Pavar, me një mbrojtës të majtë që kroson dhe tjetri godet fluturimthi dhe shënon ishte i studiuar, do të qeshnit me të drejtë”.

FJALËT KYÇE – Trajnerët pyeten shpesh sesi i përgatisin aktet e fundit, si iu prekin telat e duhura lojtarëve: “Fjalët kyçe janë tri: qetësi, besim dhe përqendrim dhe ato zëvendësojnë “Lirinë, Barazinë dhe Vëllazërinë”, e famshme të motos kombëtare. E megjithatë, është një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe privilegj të jesh këtu dhe ta luash këtë ndeshje. Por të qetë, nuk ka eufori, vetëm kënaqësi”. Deshamp lë më pas të kuptohet se ka ndonjë fërkim pozitiv edhe me më të riun nga të tijtë: “Mbape është një talent i madh dhe e ka treguar përpara dhe gjatë turneut. Nuk e trajtoj në mënyrë të ndryshme nga të tjerët, por kam gjithnjë pak më shumë dobësi për të rinjtë. Kur them gjëra jo vetëm pozitive, atij, ashtu si edhe të tjerëve, e bëj për të mirën e tyre. Mund të ketë debate të vogla, por ai është një djalë inteligjent”.

franca

RIVALËT – Dhe mbyllet me Kroacinë: “Ka më shumë eksperiencë se ne, mbi të gjitha sepse lojtarët e saj në nivel klubi kanë luajtur disa finale”. Pas Mesit dhe Hazardit, të tijtë duhet të ndalin Modriçin: “Është më i lëvizshmi dhe ka inteligjencë taktike. Mesi dhe Hazard kishin më shumë iniciativë individuale dhe janë sulmues të vërtetë. Ai është më shumë mesfushor dhe më shumë lojtar skuadre. Por, në kompeticionet e mëdha vlen më shumë forca kolektive sesa talenti individual”.

Related posts

SUKSESI NDAJ HOLANDËS/ Acerbi: Nuk ishte e lehtë, Italia u përball me një ekip të fortë

F.autor

“ÇMENDURI”/ Messi humb toruan, gjuan gjyqtarin. Vetëm karton i verdhë (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Valdrin Mustafa i infektuar nga COVID-19: Kisha simptoma dhe tallesha me shokët

Delo.autor

Leave a Comment