Futboll Sport

Mourinho sulmon yllin e Anglisë: Nuk meritonte të luante përpara Vardy, Webeck apo Rashford

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho ka sulmuar Raheem Sterling pas paraqitjeve të dobëta në Kupën e Botës. Mourinho, në rolin e analistit për televizionin rus RT, pretendon se rivali i tij te Manchester City nuk meritonte të ishte titullar në ndeshjen ndaj Belgjikës për vendin e tretë.

Sterling ka qenë titullar në gjashtë ndeshje për Anglinë në Rusi, por nuk arriti të shënonte asnjë gol. Mourinho also feels it was unfair that Jack Butland or Nick Pope didn’t play on Saturday

“Nuk kaloi një turne aq të mirë sa të zgjidhej përpara Vardy, Welbeck apo Rashford, lojtarë që me shumë mundësi janë në kondicion më të mirë fizik dhe psikologjik,” shprehet portugezi i United.

Sterling eventualisht është zëvendësuar nga Rashford në fillim të pjesës së dytë teksa Anglia humbi 2-0 ndaj Djajve ditën e shtunë.

Sterling ka që prej tetorit të 2015 që nuk shënon për Anglinë. Mourinho shton: “Gjithashtu, mendoj se edhe portieri duhet të ishte zëvendësuar. Është për të ardhur keq që një prej Pope dhe Butland nuk luajti në portë.”

Related posts

NUK MË JEPNIN BUKË/ Ishte ndër më të paguarit te Skënderbeu, por ish-sulmuesi akuzon

Isa.Autor

“JAM SHUMË I LUMTUR PËR FITOREN NDAJ IRLANDË SË VERIUT”/ Mancini: Ndaj Bullgarisë dua më shumë… adrenalinë

Delo.autor

“MUND TA FITOJË…”/ Capello zgjedh tre favoritet për titullin në Serinë A dhe i jep një lajm të keq Juventus-it

Delo.autor

Leave a Comment