Futboll Sport

Maradona sërish akuza Ramos: Një lojtar i mirë, por kurrë një lider

Legjenda Diego Armando Maradona nuk i ka kursyer sërish kritikat në adresë të kapitenit të kombëtares së Argjentinës, Sergio Ramos. Edhe pak ditë më parë, ai pat thënë se mbrojtësi i Realit dhe kombëtares spanjolle nuk mund të jetë lider, gjë që e ka konfirmuar sërish sot. “Nëse Ramos ka mbetur i fyer nga deklarata ime, i kërkoj ndjesë”, tha Maradona.

Më tej, argjentinasi tha: “Pavarësisht kësaj, ideja ime për të nuk ndryshon. E pranoj që është një lojtar i mirë, por jo një lider. Ai mund të bëhet i tillë, por për momentin nuk është ende lider. Për mua nuk ka rëndësi se çfarë thonë njerëzit, pasi unë vazhdoj t’i them lirshëm idetë dhe mendimet e mia”, deklaroi Diego Armando Maradona.

Related posts

SHQIPËRI-ANGLI/ Myllet 0:2 ndeshja, Kejn i pagabueshëm vulos fitoren

F.autor

HUMBJA ME “MANITA” NDAJ SPANJËS/ Luka Modric sherr me sulmuesin Rebic. Zbulohet arsyeja…

Delo.autor

E RËNDË/ PËRPLASJA rezulton fatale, piloti francez NDAHET NGA JETA

Isa.Autor

Leave a Comment