Futboll Sport

James Rodriguez rikuperon pas dëmtimit, do të luajë ndaj Anglisë

Te Kolumbia kanë marrë një lajm të mirë nga infermieria para ndeshjes së 1/8 në Kupën e Botës “Rusi 2018”. Sulmuesi kryesor i ekipit James Rodriguez ka rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në takimin ndaj Senegal dhe do të jetë rregullisht në fushë në përballjen që amerikano-latinët do të luajnë ndaj Anglisë.

Fantazisti, që luan në Bundesliga me skuadrën e Bayern Mynih, ka vetëm një dëmtim të thjeshtë në këmbë dhe jo një këputje të muskujve, ndaj do të jetë rregullisht në fushë. Deri më tani, James Rodriguez nuk ka realizuar asnjë gol për kombëtaren e tij në Botëror, por ka dhënë dy asist, duke qenë vendimtar me lojën e tij.

Related posts

Rrëfimi tronditës i yllit të Real Madrid: Kam luajtur me injeksione çdo ndeshje, për Brazilin jap jetën

Delo.autor

TENIS/ Nuk ka surpriza në US Open, Alcaraz triumfon lehtësisht ndaj amerikanit Opelka

F.autor

E FUNDIT/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Federale, ja çfarë do të ndodhë me Skënderbeun

Delo.autor

Leave a Comment