Futboll Sport

Marca: Ancelotti ka shkuar në Madrid për dy lojtarë të Real…

Në krye të listës së dëshirave të Carlo Ancelotti, janë dy lojtarë të Real Madrid. Sipas “Marca”, trajneri i Napoli-t ka qenë në Madrid javën e kaluar për të folur me drejtorin e përgjithshëm të “Los Blancos”, Jose Angle Sanchez.

Të dy kanë qenë shumë të lidhur gjatë dy viteve që trajneri italian ka kaluar në Spanjë. Mes çështjeve të shumta të diskutuara, janë përmendur edhe emrat e dy lojtarëve që Ancelotti do t’i donte te Napoli.

Bëhet fjalë për Karim Benzema, sulmues 30-vjeçar me të cilin i ka ruajtur kontaktet, dhe Achraf Hakimi, mbrojtës 19-vjeçar, i cili ka luajtur në Botëror me Marokun.

Por rruga duket e vështirë për të dy: sulmuesi duket se nuk është në listën e atyre që do të largohen nga Real, veçanërisht pas lamtumirës së mundshme të CR7, ndërsa Dortmund duket se është në “pole position” për të riun.

Related posts

CAVANI largohet nga PSG? Flet trajneri i francezëve dhe zbulon gjithçka…

Isa.Autor

“NUK JEMI FAVORIT”/ Guardiola: City është prapa klubeve si Milani dhe Juventusi

Isa.Autor

De Vrij: Unë kam nënshkruar për Interin

Sadik.Autor

Leave a Comment