Futboll La Liga

VIDEO/ Barcelona ‘shkatërron’ Realin në Bernabeu, Zidane i thotë ‘mirupafshim’ kampionatit

Barcelona e ka mposhtur 3:0 Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.

El Clasico e parë për këtë sezon në La Liga i ka takuar Barcelonës që e ka mposhtur 3:0 Real Madridin midis “Santiago Bernabeut”.

Gjithçka ishte në favor të Realit në pjesën e parë, por në atë të dytë, Barcelona u ngjallë dhe arriti të shënojë golin e epërsisë përmes një kundërsulmi vrastar në minutën e 54. Realizoi Luis Suarez.

Kur Reali po kërkonte golin e barazimit, nga një tjetër kundërsulm dhe një tollovie të krijuar në zonë, Carvajal preku topin me dorë në zonë për ta larguar nga porta, duke u ndëshkuar direkt me të kuq.

Nga pika e bardhë nuk dështoi Lionel Messi, që shënoi për 2:0 në minutën e 64’.

Krejt në fund, me një lojtar më pak, Reali pësoi edhe një gol. Aleix Vidal shënoi për 3:0 në fund të ndeshjes.

Barcelona kështu e mbyll me fitore vitin 2017 dhe shkon në kuotën e 45 pikëve, 14 më shumë se Real Madridi, këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

“NDIKIMI I TRAJNERIT SARRI TEK EKIPI I FORTË”/ Flet Nedved: Për De Ligt ishtë një “luftë” për të…

Delo.autor

SKANDAL/ Nuk merr fund makthi për mbrojtësin e Machester City, akuzohet për dy përdhunime të tjera

Delo.autor

Nënvlerësim total, më i miri i Superiores nuk vlen asnjë grosh

Sadik.Autor

Leave a Comment