Futboll Sport

Mbappe i pangopur: Do të jemi më të fortë më 2022

Vetëm disa ditë pas triumfit në Kupën e Botës, Kylian Mbappe ka filluar të mendojë për turneun e ardhshëm pas katër viteve. “Kjo është një ndjesi e papërsëritshme, të cilën dua të përjetoj përsëri,” shprehet lojtari për kanalin francez TF1.

“Prandaj do të rikthehemi më 2022. Madje edhe më herët, në Euro 2020. Të jesh një lojtar i nivelit të lartë do të thotë të jesh gjithmonë uritur për fitore, nuk duhet të shohësh se çfarë ke, por çfarë mund të marrësh.”

Ekipi i futbollit francez ka triumfuar 4-2 ndaj Kroacisë në finalen e madhe të Moskës dhe Mbappe ishte një nga golashënuesit.

Ai është shpallur Lojtari i Ri më i Mirë i kompeticionit. “Ishte një ëndërr fëmijërie. Më bëhet qejfi që kemi lumturuar një popull të tërë, diçka që nuk ka çmim.”

Related posts

PSG ka frikë, në qershor do të mësojë verdiktin sesi do të procedohet me klubin francez

Sadik.Autor

LEGJENDA E FUTBOLLIT GJERMAN VIZION KOSOVËN/ Lothar Mathaus: E njoh historinë tuaj… (FOTO)

Delo.autor

SPECIALE/ Kylian Mbappe: Tashmë historia e futbollit ka një “yll” që pritet të shkëlqejë

Isa.Autor

Leave a Comment