Futboll Premier League Sport

ZYRTARE: Nuk ndalet Arsenali, “topçinjtë” transferojnë lojtarin e Barcelonës

Arsenal ka finalizuar blerjen e talentit të Barcelonës, Joel Lopez. Mbrojtësi i majtë, i cili ka luajtur me Barcelona B në sezonin e kaluar, nuk pranoi rinovimin e kontratës me klubin katalanas dhe zgjodhi ta vazhdojë karrierën te Arsenal.

Lopez do të firmosë kontratën e parë si profesionist kur të mbushë 17 vjeç, në marsin e vitit të ardhshëm dhe në sezonin që vjen do të luajë me Arsenal U-18. Sapo të rinovojë, ai do të bëhet pjesë e Arsenal U-23, ndërsa në sezonin 2019-2020 i është premtuar se do t’i jepet një vend në ekipin e parë.

Lopez shpreson të ndjekë gjurmët e Hector Bellerin, i cili kaloi nga Barcelona te Arsenal, në moshën 16-vjeçare dhe tani është bërë pjesë e formacionit titullar të topçinjve.

 

Related posts

Roben: Transferimi te Bajern, vendimi më i mirë në karrierën time!

Isa.Autor

FITORJA NDAJ HUESCA/ Barcelona përdori autobusin për të kursyer 30 mijë euro, ja shkakku…

Delo.autor

Thiago Alcantara shënon gol ndaj Monchengladbach

Sadik.Autor

Leave a Comment